Naim Murseli dënohet me burgim të përjetshëm për vrasjen e Liridona Ademajt

Gjykata Themelore në Prishtinë dënoi me burg përjetë Naim Murselit për vrasjen e Liridona Ademajt, më 29 nëntor 2023.

Në fjalët përfundimtare në gjyqin ndaj tyre, Prokuroria kërkoi burgim të përjetshëm për ta duke pretenduar se vrasja e 30-vjeçares, bashkëshorte e Murselit, ishte kryer në mënyrë të planifikuar.

Duke kundërshtuar akuzat e Prokurorisë, avokatët e të akuzuarve thanë se nuk ka prova të drejtpërdrejta se Murseli, Plava dhe Kokalla kanë kryer veprat penale.

Vëllai i Ademajt ka kërkuar burgim të përjetshëm për Murselin, Kokallën dhe Plavën, duke thënë se vrasja ishte e organizuar nga të akuzuarit dhe e ka lënë familjen në dhimbje të madhe.

Të Fundit