Kryeministri Edi Rama do të udhëtojë pasdite e kësaj të marte drejt Greqisë, për të marrë pjesë në Forumin Ekonomik vjetor Delphi.
Sipas mediave greke, kryeministri Edi Rama planifikohet të ketë një takim me kryeministrin grek, Kyriakos Mitsotakis.
Mësohet gjithashtu se Rama ka planifikuar të mbajë një fjalim në Forumin Ekonomik të Delfit të mërkurën pasdite.
Mediat greke nënvizojnë se të dyja palët kanë qenë në komunikim të vazhdueshëm gjatë 24 orëve të fundit për të përcaktuar nëse axhenda e Mitsotakis mund të akomodojë një takim zyrtar, siç është kërkuar nga vetë Tirana.




