“Është tallur aq bukur me ne”i hedh hi syve gjithë fisit dhe miqeve,mashtruesja i merr 80 mijë euro!

Rasti i Eriola Hoxhës, i denoncuar në emisionin investigativ “Stop”, lidhet me një skemë të dyshuar mashtrimi financiar ndaj disa qytetarëve. Sipas dëshmive të para, ajo prezantohej si punonjëse e Bankës së Shqipërisë dhe premtonte të dyfishonte shumat e parave, që merrte nga personat, që i besonin. Ajo akuzohet, se u ka marrë rreth 38 milionë lekë disa të afërmve të saj dhe 50 milionë lekë një shoqeje të nënës. Pavarësisht insistimit të vazhdueshëm Eriola fitonte kohë me justifikime dhe sjellje viktimizuese.Pas transmetimit në “Stop”, Eriola Hoxha u arrestua nga specialistët e krimit ekonomik në Komisariatin nr. 2, nën akuzën për “mashtrim” ndaj disa qytetarëve.Ndërkohë, të tjera denoncime mbërritën në redaksinë tonë. Një avokate nga Fieri tha, se i kishte dhënë Eriolës 20 mijë euro me premtimin, se do të merrte 50 mijë euro, por nuk mori kurrë asgjë. Qytetari Yzedin Koçiu nga Patosi pretendon, se familja e tij është dëmtuar rëndë financiarisht: ai vetë ka dhënë 45 mijë euro, djali i tij Ardit Koçiu 40 mijë euro, dhëndri Ergest Mala 20 mijë euro, ndërsa një tjetër qytetare nga Fieri, Majlinda Lapsi, 4 mijë euro. Sipas tyre, skema ka qenë e njëjtë në çdo rast, dyqfishim i parave për pak kohë. Denoncuesit thonë, se Eriola Hoxha i ka mbajtur me justifikime të vazhdueshme, duke pretenduar herë se ndodhej në Greqi, e herë se ishte në spital. Nga ana tjetër, Banka e Shqipërisë ka reaguar përmes përfaqësueses së komunikimit, duke sqaruar, se Eriola Hoxha nuk ka qenë asnjëherë pjesë e institucionit dhe duke u bërë thirrje qytetarëve, të tregojnë kujdes ndaj ofertave të tilla financiare.

Të Fundit