Kryeministri Edi Rama ka njoftuar përfundimin e rikonstruksionit të shkollës Shkolla “22 Tetori” në Berat. Rama ka ndarë disa fotografi në Facebook, ndërsa thekson ofron të gjitha kushtet për nxënësit.
Sipas tij, shkolla tashmë e rilindu do t’u shërbejë rreth 500 nxënësve, duke ofruar kushte bashkëkohore mësimore, laboratorë modernë si dhe hapësira sportive dhe komunitare.
“Dhe me rilindjen e shkollës ‘22 Tetori’ në Berat, e cila do t’u ofrojë rreth 500 nxënësve kushte bashkëkohore, laboratorë modernë dhe hapësira sportive e komunitare, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama në rrjetin social Facebook.




