Zbulim arkeologjik i rallë në Lushnje, dalin pamjet nga vendi antik

Kanë vijuar edhe këtë të premte gërmimet arkeologjike në Kodrën e Pusit, pranë fshatit Murrizë në Lushnje, ku po zbulohen gradualisht themelet e një ndërtese me përmasa të mëdha.

Sipas të dhënave të deritanishme, zona ka qenë e banuar në periudhën e Antikitetit të Vonë, duke ofruar informacione të vlefshme mbi zhvillimin ekonomik dhe shoqëror të saj.

Arkeologët po kryejnë gërmime për të nxjerrë në pah pjesët e ndërtesës së fshehur.

Specialistët e fushës bëjnë të ditur se gërmimet do të vijojnë për të zbuluar më shumë detaje rreth funksionit të godinës dhe kontekstit të saj kulturor.

Të Fundit