Samiti i Diasporës, Berisha sulmon Ramën: Po preket interesi kombëtar

Një një dalje nga selia blu, Sali Berisha rezervoi kritika shumë të ashpra në drejtim të kryeministrit Rama. Kreu i Partisë Demokratike tha se me fjalën e mbajtur gjatë samitit të Diasporës Rama nuk mund t’i shpëtojë vendit që do këtë në historinë e Shqipërisë. Për Berishën, gjatë 13 viteve të qeverisjes Rama veçse ka dëmtuar vendin dhe interesat kombëtare .

Kreu i Partisë Demokratike tha se me fjalën e mbajtur gjatë samitit të Diasporës Rama nuk mund t’i shpëtojë vendit që do këtë në historinë e Shqipërisë. Për Berishën, gjatë 13 viteve të qeverisjes Rama veçse ka dëmtuar vendin dhe interesat kombëtare.

“Sot, në takimin me shqiptarët e diasporës, mori fjalën EdiRama, armiku më i egër i kombit shqiptar pas Enver Hoxhës. Ai është armik i egër i interesit kombëtar, i vokacionit perëndimor dhe vetë ekzistencës së shqiptarëve si komb. Njëkohësisht, është dhe hajduti më i madh i të gjitha kohërave i fondeve dhe pasurive publike të këtij vendi.”

Më tej i pyetur për protestën e 17 prillit, kryedemokrati e cilësoi atë si një moment kur qytetarët do të shprehin pakënaqësinë e tyre për të gjithë problemet dhe vështirësitë financiare e shkaktuara nga keqqeverisja.

“Do të jetë një revoltë e fuqishme e qytetarëve shqiptarë në mbrojtje, në mbrojtje të interesave të tyre më jetike, luftës kundër korrupsionit, shtetit ligjor, mbrojtjes nga vjedhjet e EdiRamadhe qeveritarë, në mbrojtje të vokacionit të tyre perëndimor, por edhe të gjendjes së tyre nga katastrofa ekonomike që po ndodh.”

Të Fundit