Sulm me armë në një shkollë në Turqi, plagosen të paktën 16 persona
Një ngjarje e rëndë është shënuar të martën në juglindje të Turqisë, ku një ish-nxënës hapi zjarr në ambientet e një shkolle të mesme profesionale, duke plagosur të paktën 16 persona.
Sipas autoriteteve, autori, një 18-vjeçar i armatosur me armë gjahu, qëlloi në mënyrë të rastësishme brenda shkollës në Siverek, në provincën Şanlıurfa, përpara se të fshihej në ndërtesë. Më pas, ai i dha fund jetës me të njëjtën armë.
Guvernatori i provincës, Hasan Şıldak, konfirmoi ngjarjen, ndërsa mediat vendase raportojnë se një nga të plagosurit, një mësues, ndodhet në gjendje të rëndë. Per te shpetuar, nxenesit jane hedhur nga dritaret.
Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të incidentit.



