Fier/ Tentoi të hynte për të vjedhur, por mbetet i bllokuar në dritare, humb jetën hajduti!

Një ngjarje e pazakontë është regjistruar gjatë natës në lagjen “8 Shkurti” në Fier, ku një person ka humbur jetën gjatë një tentative për vjedhje.

Sipas informacioneve paraprake, viktima, një burrë rreth të 40-ave, ende i paidentifikuar, dyshohet se ka tentuar të hyjë në një banesë trekatëshe përmes dritares, por ka mbetur i bllokuar, me gjysmën e trupit jashtë dhe pjesën tjetër brenda, duke gjetur vdekjen në vend.

Ngjarja është konstatuar nga një person që kujdesej për banesën, i cili e ka gjetur trupin e pajetë dhe ka njoftuar menjëherë policinë.

Sipas vëllait të kryefamiljarit, Nikollaq Lule, banesa tre katëshe i përket  Uan Lules, i cili prej një muaji ndodhet në Greqi tek fëmijët e tij.

Trupi i viktimës është transportuar në morgun e Fierit, ndërsa autoritetet po vijojnë hetimet për identifikimin e tij dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Të Fundit