Rasti i Eriola Hoxhës, rikthehet sërish në vëmendje përmes denoncimeve të reja. Më 26 dhjetor 2025, ajo u denoncua nga disa qytetarë, të cilëve u ishte prezantuar si eksperte ekonomie dhe pedagoge në një universitet privat, duke pretenduar madje, se kishte lidhje me Bankën e Shqipërisë. Me këtë skemë, ajo i bindi tre persona të investonin rreth 38 milionë lekë, me premtimin, se shuma do të dyfishohej brenda 6 muajsh, por paratë nuk u kthyen kurrë. E njëjta skemë është përsëritur me të tjerë. Një qytetare nga Tirana, një e njohur e nënës së Eriola Hoxhës, i ka dhënë kësaj të fundit 50 milionë lekë, pa asnjë dokument ligjor, me premtimin, se do t’i merrte mbrapsht në 130 milionë lekë. Edhe në këtë rast, premtimi rezultoi mashtrim.Sipas dëshmisë së qytetares, Eriola Hoxha ka përdorur justifikime të vazhdueshme për vonesat. Ajo madje i ka cuar denoncueses edhe foto medikamentesh, duke i bërë presion, se do t’i pinte. Eriola ka kërkuar vazhdimisht kohë për kthimin e shumave.Më 1 prill Eriola premtoi të kthente paratë, por nuk e bëri. Edhe pas përballjes me gazetaren, ajo vazhdoi të shtyjë afatet. Në fund, ktheu vetëm 1000 euro, duke kërkuar sërish kohë për pjesën tjetër të shumës.
Një qytetar e ka zgjidhur në mënyrë origjinale problemin e trafikut. Ai ka dalë në rrugë me një traktor, duke marrë përpara cdo automjet tjetër, që i pengonte qarkullimin.
Pak ditë më parë, transmetuam rastin e dy vëllezërve, Kristjan 13 vjeç dhe Mateo 10 vjeç, të cilët po përballen me një sëmundje gjenetike të rrallë dhe serioze, të quajtur Friedreich’s Ataxia. Kjo sëmundje ndikon në shëndetin dhe jetën e tyre të përditshme, duke e bërë çdo ditë një sfidë të vështirë.Gjendja e tyre kërkon kujdes të specializuar mjekësor, trajtime dhe një ndërhyrje kirurgjikale të domosdoshme, që pritet të kryhet së shpejti. Kostot e trajtimit janë shumë të larta dhe familja po përballet me vështirësi të mëdha financiare, për t’i përballuar. Pas apelit në emisionin “Stop”, një shqiptar i quajur Selman, që jeton në Oxford të Britanisë së Madhe, ka dhuruar 2000 paund për dy vëllezërit. Ndërkohë apeli për ndihmë e solidariteti i shqiptarëve për ta, vazhdon.




