Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka uruar besimtarët ortodoksë për festën e Pashkës, duke e cilësuar si ditën e shenjtë të ngjalljes së Krishtit dhe një moment reflektimi për vlerat morale.
Në mesazhin e tij, Berisha shpreh dëshirën që Pashka e ardhshme të festohet pa të keqen e madhe që ka prekur vendin vitet e fundit, duke përcjellë një mesazh shprese dhe ndryshimi.
Mesazhi i plotë:
Besimtarëve ortodoksë dhe të gjithë besimtarëve të Zotit, ju uroj këtë ditë Pashke, ditë e shenjtë e ngjalljes së Krishtit Mbret, burrit, Hyjit, që me mësimet e tij ka ndikuar më shumë se kushdo tjetër në moralin e qytetërimit perëndimor.
Uroj që Pashkën tjetër ta festojmë pa këtë të keqe të madhe që na ka rënë hise këto vite.
Gëzuar!



