“Është rritur vetëm çmimi i perimeve”, Ibrahimaj: Nëse preken ushqimet e shportës do ndërhyjmë

Ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj tha të premten se qeveria po monitoron me bazë ditore çmimin e karburantit dhe ushqimeve, të cilat siç tha janë ndikuar nga lufta në Lindjen e Mesme.

Ajo u shpreh se nga monitorimi ditor i 80 produkteve të shportës është vënë re se ka rritje vetëm të çmimit të perimeve.

E pyetur nga gazetarja e Euronews Albania, Eksiola Shehu nëse ka plan qeveria te ndërhyjë për të frenuar rritjen e çmimeve të produkteve të shportës, Ibrahimaj u përgjigj se “nëse do të rriten edhe çmimet e tjera do te ndërhyhet me mbështetje të kategorive që nuk i përballojnë çmimet e rritura”.

“Që prej fillimit të krizës kemi monitoruar në bazë ditore çmimet e ushqimeve; janë 80 produkte të shportës që monitorohen me bazë ditore. Kemi vënë re që rritja ka qenë të perimet. Çmimet janë rritur për shkak të luftës. Nëse çmimet do të rriten edhe në produktet e shportës do ndërhyjmë me një akt për subvencionim për shtresat në nevojë që nuk i përballojnë çmimet e rritura, si pensionistët, siç kemi bërë në të kaluarën”, tha ministrja.

Të Fundit