Qeveria shqiptare ka njoftuar një rritje të vazhdueshme të pensioneve, duke synuar që deri në janar të vitit 2030 ato të pesëfishohen. Kryeministri Edi Rama theksoi se kjo masë është e lidhur edhe me reformën në administratën shtetërore, duke larguar punonjësit nga ndikimi i politikës.
Sipas tij, përparimi i qëndrueshëm dhe transformimi i pakthyeshëm është i mundur vetëm në një administratë të sigurt dhe të vetëdijshme, ku shërbimet e shtetit të menaxhohen kryesisht nga teknologjia, me mbështetjen e stafit të trajnuar dhe të pavarur nga influencat politike.
“Rritja e pensioneve do të rritet çdo janar, ku deri në janar të vitit 2030 do të pesëfishohen. Nuk ka progres të sigurt dhe transformim të pakthyeshëm aty ku administrata nuk është e sigurt dhe aty ku pozicioni i çdo kujt brenda saj është totalisht i kthyeshëm mbrapsht.
Larguam punonjësit e shtetit nga kthetrat e politikës. Ishin në kthetrat e politikës të gjitha llojet e shërbimeve që sot janë praktikisht në duart e teknologjisë, por edhe ato shërbime kanë nevojë për një administratë të vetëdijshme nga mbrapa”, tha Rama.



