Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha akuzoi qeverinë se ka mashtruar pensionistët me skemën e bonusit për zgjedhje. Në konferencën e sotme për mediat, kryedemokrati tha se ende nuk janë shpërndarë fondet për këtë shtresë në nevojë, ndërsa aktualisht përballen edhe me rritje të çmimeve.
Berisha theksoi se kanë kaluar muaj që nga zgjedhjet e 11 majit, dhe se “pensionistët nuk kanë marrë asnjë qindarkë nga fondi i depozituar në bankën e shtetit prej 240 milionë eurosh para të pashpenzuara gjatë vitit 2025”.
“Dua të denoncoj qëndrimin cinik, të pashpirt, të qeverisë, Edi Ramës ndaj shtresës më vulnerabël, më të dëmtueshme, që është shtresa e pensionistëve shqiptarë. Rritja stratosferike e çmimeve, e ndikuar thellësisht nga kriza energjitike, ka goditur dhe godet çdo ditë e më shumë këtë shtresë të mashtruar, të injoruar në shkallë ekstreme nga qeveria.
Së pari, dua të theksoj se skema e bonusit, e përdorur në zgjedhjet e 11 majit, pas zgjedhjeve faktohet një mashtrim i vërtetë. Kanë kaluar kaq muaj dhe pensionistët nuk kanë marrë një qindarkë nga fondi i depozituar në bankën e shtetit prej 240 milionë eurosh para të pashpenzuara gjatë vitit 2025. Sipas vendimeve të qeverisë dhe premtimeve, do t’u disbursoheshin si bonus pensionisteve.
Asnjë qindarkë deri më sot nuk është disborsuar, cka dmth se po përdoret nga qeveria për qëllime të tjera dhe po ruhet që t’u jepet në fund të vitit. Pra nuk po iu mundësohet pensionistëve të përballen me çmime stratosferike. Së dyti, skema e bonusit është mashtrim pasi në këtë skemë mbi 45 përqind e pensionistëve nuk marrin asgjë ose marrin thërrime. Marrin 2 kg domate në muaj apo 3 kg tranguj.
Bonusi që përfitohet sipas kësaj skeme përjashton thuajse tërësisht të gjithë pensionistët invalidë me pensione invadiliteti, jo të plota e me radhë. Nëse kemi parasyuuss sot çmime që nuk kanë ekzistuar kurrë në tregun e zarzavateve, ku një 1 kg domate shitet 7 herë më shtrenjt se 7-8 vite më parë. Pra kjo bën që kjo shtresë prej 750 mijë qytetarësh të ndjejë pamundësi e vështirësi të mëdha ditore për ushqimin e vet.”, tha Berisha.



