Artur Tahiraj, një ndërtues nga Vlora, ka ngritur një denoncim të fortë për noteren Luljeta Cenaj, të cilën e akuzon, se ka shitur dy herë të njëjtat dyqane, fillimisht në vitin 2012 dhe më pas në vitin 2020. Megjithëse denoncimi është bërë që në vitin 2022, Tahiraj dhe avokati i tij nuk kanë marrë asnjë informacion mbi ecurinë e hetimeve për katër vite.Rasti shtrihet edhe në ambientet e përbashkëta të një pallati, konkretisht korridori dhe shkallët, të cilat, sipas Tahirajt, janë shitur në favor të Ermira Cenajt, bashkëshortes së njërit prej ortakëve. Pamjet, e siguruara nga emisioni “Stop”, tregojnë, se këto ambiente janë kthyer në dyqan dhe përdoren për përfitime financiare. Për këtë çështje, Prokuroria e Vlorës ka vendosur mosfillimin e procedimit penal për ambientet e përbashkëta. Gazetari kontaktoi noteren Luljeta Cenaj për shpjegime mbi këto veprime, por ajo refuzoi të përgjigjej dhe u mbyll brenda zyrës së saj. Gjithashtu, u pyet edhe blerësja Ermira Cenaj për çmimin e blerjes, certifikatën e pronësisë dhe vendimin e asamblesë së ortakëve në vitin 2022, kur mandati i administratorit kishte përfunduar.
Erion Brace ka shpallur kandidaturën e tij për kryetar bashkie të Tiranës në zgjedhjet e vitit të ardhshëm. Ai ka deklaruar, se këtë sfidë e ka seriozisht dhe do të cojë deri në fund. Në një kronikë të vitit 1999 Brace kishtë mbështetur lejimin e cdo fraksioni në PS.Nga ana tjetër, anëtarët e Partisë Demokratike në Durrës, që u përjashtuan nga Sali Berisha për mbështetjen ndaj Ervin Salianjit, kanë shkuar në selinë qendrore të PD-së për të kërkuar një takim direkt me Berishën, duke u shprehur, se edhe koministët janë më mirë se PD sot për cështjen e demokracisë së brendshme.
Novruz Myrtaj, banor i Njësisë 11, Laprakë, Tiranë, kishte aplikuar që në vitin 2005 për legalizimin e një shtëpie dykatëshe 148 m², të ndërtuar në vitin 1998. Pavarësisht dhjetra aplikimeve, ai nuk kishte marrë ende lejen e legalizimit dhe certifikatën e pronësisë.Pas ndërhyrjes së gazetares, Arbër Kullolli, specialist i Kadastrës Tirana Veri, deklaroi, se rasti ishte në proces legalizimi, matjet ishin kryer, dhe do t’i ridërgoheshin, për të konfirmuar çdo ndryshim në pronë.Falë ndërhyrjes mediatike, problemi 26-vjeçar u zgjidh për vetëm 5 minuta, dhe Novruz Myrtaj falenderoi për ndihmën.




