Vjen propozimi i parë i Berishës për Reformën Territoriale: Duhet të ketë bashki urbane dhe rurale

Sali Berisha kreu i PD-së këtë të martë ka zhvilluar një tryezë me grupet e interesit lidhur me Reformën Territoriale. Berisha ka hedhur një propozim për zhvillimin e ri të Reformës Territoriale duke thënë se do duhet të ketë sipas tij, bashki rurale dhe urbane.

“Franca numëron 36 mijë komuna, potenciali më i madh bujqësor i Europës, dhe ka komuna me 1500 banorë. Ndaj dhe ne duhet të rikthejmë me përparësi në zonat kodrinore malore shërbimet dhe komunat si thirrja dhe mundësia e fundit për të mos i përjashtuar nga territori.

Duhet të përcaktohet numri i banorëve për bashkitë në qytetet satelite të qyteteve të mëdha. Duhen të rikthehen bashkitë apo komunat, sido që të jetë termi. Kamza është qyteti i gjashtë në Shqipëri sipas censusit të 2011. Duhet të krijohen bashkitë në mënyrë që aty ku është e mundur.

110 mijë banorë ka Sukthi, tani është i shuar. Sukthi është dy herë sa Shijaku për numër banorësh, por për Edi Ramën nuk ka rëndësi. Duhet të bëjmë një përpjekje të madhe për një hartë që duhet të bazohet në kritere shkencore, demografike ku të ketë dy parime: shërbimet ndaj qytetarit dhe zhvillimin e vendit.”-tha Berisha.

Të Fundit