“Kur je i paralizuar dhe prapë s’të ndihmon njeri” denoncimi i qytetarit me aftësi të kufizuar

Në Tiranë, në Njësinë Administrative nr. 7, jeton Sokol Cakaj, një burrë i cili prej vitesh përballet me paralizë dhe vështirësi të mëdha ekonomike. Për të përballuar jetesën, ai kishte aplikuar për bonus qiraje pranë Bashkisë Tiranë, duke shpresuar, se kjo ndihmë, do t’i lehtësonte sadopak barrën mujore.Fillimisht, gjithçka dukej në rrugën e duhur. Por shumë shpejt, procedura nisi të zvarritej. Një ditë i kërkohej një vërtetim nga kadastra, një ditë tjetër një dokument shtesë për pronësinë e banesës nga qiradhënësi. Për tre muaj me radhë, Sokol Cakaj u detyrua ta paguante vetë qiranë.Për rastin e tij, gazetarja e “Stop” kontaktoi Bashkinë e Tiranës për të kërkuar shpjegime. Nga ana e institucionit u bë e ditur, se Drejtoria e Strehimit do të merrej me shqyrtimin e çështjes dhe do të ndërhynte për zgjidhjen e saj.

Të Fundit