Kryeministri Edi Rama ka njoftuar përfundimin e procesit të lirimit të hapësirave publike në vijën bregdetare Vlorë-Radhimë-Orikum.
Sipas Ramës, ky hap synon transformimin e zonës bregdetare dhe përmirësimin e infrastrukturës turistike në Vlorë dhe zonat përreth.
Projekti Lungomare 3 parashikon rikualifikimin e vijës bregdetare nga Vlora drejt Radhimës dhe Orikumit.
Kreu i qeverisë ka theksuar vazhdimisht se ndërhyrja do të ndikojë drejtpërdrejt në zhvillimin turistik dhe ekonomik të zonës, si një nga destinacionet më tërheqëse të bregdetit shqiptar.



