Infermieri i Mjekësisë Ligjore në Elbasan goditet me mjet prerës për shkak të detyrës, arrestohet autori

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Elbasanit, ku një infermier i Institutit të Mjekësisë Ligjore është plagosur lehtë me mjet prerës për shkak të detyrës së tij.

Sipas njoftimit të Policisë së Elbasanit, autori i dyshuar është 30-vjeçari E.B., i cili u arrestua menjëherë pas ngjarjes. Plagosja e infermierit ka ndodhur në lagjen “5 Maji”, ku E.B. ka goditur me mjet prerës infermierin E. G., i cili u dërgua për ndihmë mjekësore, ndërsa rezulton i dëmtuar lehtë dhe jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për sigurimin e përgjegjësisë ligjore për autorin.

Të Fundit