“Matchmaker Albania”, Karakaçi: Shqipëria, destinacion për investime të qëndrueshme dhe fitimprurëse

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, ishte i pranishëm këtë të enjte në edicionin e dytë të MatchMaker Albania, platforma e biznesit që bashkon investitorë, kompani dhe institucione vendase dhe ndërkombëtare.

Në fjalën e tij, Karakaçi tha se Shqipëria qëndron si një destinacion për investime të qëndrueshme dhe fitimprurëse.

“Sot Shqipëria nuk është një vend në potencial, është një vend me projekte të gatshme për investim dhe një aftësi të provuar për t’i realizuar. Sektori energjetik shqiptar ka hyrë në një fazë të re, përcaktuar jo vetëm nga potenciali, por edhe nga pjekuria, besueshmëria dhe rezultatet e provuara. Sot Shqipëria qëndron si një destinacion i mirëfilltë për investime të qëndrueshme dhe fitimprurëse.

Sot IHD kanë shkuar përtej 60 miliardë eurove në sektorin energjetik, duke u renditur si kontribuesi kryesor. Sot kemi një bursë të energjisë tërësisht funksionale, ALPEX, dhe pjesëmarrja e Shqipërisë në tregjet rajonale janë hapa konkretë drejt një sistemi konkurrues dhe transparent.

Kemi zhvilluar energjinë e ripërtëritshme përmes ankandeve transparente konkurruese, që kanë tërhequr pjesëmarrës të fortë dhe kanë diversifikuar kombinimin tonë energjetik”, u shpreh ai.

Të Fundit