Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën në edicionin e dytë të platformës së biznesit MatchMaker Albania, ku theksoi se vendi ka hyrë në një fazë të re zhvillimi.
Ai nënvizoi se sot vendi nuk shihet më si një premtim për të ardhmen, por si një realitet me mundësi konkrete investimi.
Rama veçoi katër fusha kyçe që, sipas tij, përfaqësojnë thelbin e ndryshimit të modelit ekonomik: turizmin dhe zhvillimin urban, bujqësinë inteligjente, teknologjinë dhe energjinë.
“Panairet kanë qenë gjithmonë në mënyrë për të rrëfyer histori.
Shqipëria hyri në një fazë të re, gati të eksplorohej, ja ku vimë sot në një epokë ndryshe, gjeneratë sipërmarrjeje, një kohë ndryshe për ne, po aq sa është për botën. Gjëja më e mirë sot është se Shqipëria reflekton kohën e botës.
Ndërkohë, vetëm pak javë më parë panairi botëror në Berlin na tregon që Shqipëria nuk është më një tokë e premtuar për një të nesërme më të mir, por një vend ku të gjithë duhet ta shohin, të ndërtojmë ekosisteme që përshtaten me nevojat e sipërmarrësve.
MatchMaker nisi si histori suksesi falë këtij personi ambicioz që drejton agjensinë që me ekipin e saj e kanë çuar në një nivel tjtr këtë agjensi. Mund ta bëjnë, sepse kanë shumë gjëra për të treguar. Sot është më e lehtë se ç’ka qenë, për të bërë që njerëzit të kthehen në Shqipëri.
Ky panair ka 4 fusha që reflektojnë thelbin e ndryshimit që modeli ynë ekonomik ka sjellë:
Së pari turizmi dhe projektet moderne urbane. Shqipëria është tashmë një vend ku po ndodhin ndryshime të mëdha, si një portofol i rëndësishëm mundësish.
Do prezantojmë investime shumë të mëdha që janë në gamën e miliardave dhe synojmë të promovojmë destinacionet turistike të Shqipërisë por një turizëm të një profili tjetër.
E dyta, bujqësia inteligjente. Kjo shfaqet si fushë sfiduese ku ndodhin shumë gjëra, produkte të prodhuara në Shqipëri po zhvillohen me shpejtësi. Prodhimet shqiptare mbërrijnë në tyezat e 100 vendeve në botë. Objektivi ynë për të çuar eksportet e këtij vendi në 1 miliardë euro është brenda mundësisë sonë.
E treta horizontet digjitale, teknologjia. Jemi krenarë që jemi vend i parë që i kan lënë hapësirë edhe në qeveri nje ministreje të Inteligjencës Artificiale. Digjitalizmi për ne përfaqëson bekim, është mundësi unike për të kapërcyer hendeqe historike.
Së fundmi, energjia nga një sektor që lidhej me kufizimet, paqëndrueshmërinë, tashmë një sektor që lidhet me diversifikimin, novacionin, me shumë krenari po diversifikojmë portofolin e energjisë, po ecim drejt objektivit të madh ambicioz të sovranitetit të plotë”, shpjegoi kryeministri Rama.



