Mark Marku rrëfen historinë e tij të gjatë dhe absurde me një kredi që, ndonëse e shlyer, vijon t’i mbajë peng pronën.Gjithçka nisi në vitin 1994, kur ai mori një kredi prej 2.6 milionë lekësh të vjetra, për të blerë një traktor, duke vënë kolateral, shtëpinë e tij në Pukë. Për shkak të vështirësive ekonomike dhe zhvendosjes në Lezhë, ai e shleu menjëherë detyrimin.Në vitin 2015 u kontaktua nga një përmbarues dhe me shumë sakrifica, mori borxh dhe pagoi të gjithë shumën e mbetur, por gabimi fatal ishte se nuk mori një dokument, që vërtetonte mbylljen e kredisë. Në vitin 2017, Agjencia e Trajtimit të Kredive i kërkoin sërish pagesë për principalin, por Marku, i bindur se e kishte shlyer, nuk e ndoqi më tej. Në vitin 2022, kur tentoi të marrë një kredi të re, i mbahen para për të njëjtin detyrim. Vetëm pasi paraqiti faturat, shuma iu kthye dhe nga Agjencia e Trajtimit të Kredive konfirmohet zyrtarisht, se kredia është shlyer dhe duhet të hiqet çdo barrë mbi pronën.Banesa iu zhbllokua, por tani një tokë arë dhe truall prej 1625 m² rezulton e bllokuar pa dijeninë e tij. Në qendër të kësaj historie del ZIG, një shoqëri përmbarimore private, administratori i së cilës, Arben Meskuti, është arrestuar për mashtrim, falsifikim dokumentesh dhe përfshirje në grup të strukturuar kriminal. I njëjti fat ka ndjekur edhe përmbaruesin tjetër, Fatos Alimadhi, i cili gjithashtu është arrestuar dhe i është hequr licenca.Sipas përmbaruesit Ilia Elezi, vendosja e sekuestros në këtë rast është në shkelje të ligjit, pasi vlera e kredisë ishte shumë më e ulët, se pasuria e vendosur në garanci. Marku iu drejtua Ministrisë së Drejtësisë, por dosja e tij nuk figuronte fare në inventarin e çështjeve të përmbaruesve të ndëshkuar.




