Mark Marku rrëfen historinë e tij të gjatë dhe absurde me një kredi që, ndonëse e shlyer, vijon t’i mbajë peng pronën.Gjithçka nisi në vitin 1994, kur ai mori një kredi prej 2.6 milionë lekësh të vjetra, për të blerë një traktor, duke vënë kolateral, shtëpinë e tij në Pukë. Për shkak të vështirësive ekonomike dhe zhvendosjes në Lezhë, ai e shleu menjëherë detyrimin.Në vitin 2015 u kontaktua nga një përmbarues dhe me shumë sakrifica, mori borxh dhe pagoi të gjithë shumën e mbetur, por gabimi fatal ishte se nuk mori një dokument, që vërtetonte mbylljen e kredisë. Në vitin 2017, Agjencia e Trajtimit të Kredive i kërkoin sërish pagesë për principalin, por Marku, i bindur se e kishte shlyer, nuk e ndoqi më tej. Në vitin 2022, kur tentoi të marrë një kredi të re, i mbahen para për të njëjtin detyrim. Vetëm pasi paraqiti faturat, shuma iu kthye dhe nga Agjencia e Trajtimit të Kredive konfirmohet zyrtarisht, se kredia është shlyer dhe duhet të hiqet çdo barrë mbi pronën.Banesa iu zhbllokua, por tani një tokë arë dhe truall prej 1625 m² rezulton e bllokuar pa dijeninë e tij. Në qendër të kësaj historie del ZIG, një shoqëri përmbarimore private, administratori i së cilës, Arben Meskuti, është arrestuar për mashtrim, falsifikim dokumentesh dhe përfshirje në grup të strukturuar kriminal. I njëjti fat ka ndjekur edhe përmbaruesin tjetër, Fatos Alimadhi, i cili gjithashtu është arrestuar dhe i është hequr licenca.Sipas përmbaruesit Ilia Elezi, vendosja e sekuestros në këtë rast është në shkelje të ligjit, pasi vlera e kredisë ishte shumë më e ulët, se pasuria e vendosur në garanci. Marku iu drejtua Ministrisë së Drejtësisë, por dosja e tij nuk figuronte fare në inventarin e çështjeve të përmbaruesve të ndëshkuar.
Për të nëntin vit radhazi, Finlanda renditet si vendi më i lumtur në botë dhe tani po ndan sekretin e saj me pjesën tjetër të botës. Përmes një masterclass-i, shteti nordik mirëpret aplikantë nga e gjithë bota, për një eksperiencë njëjavore, ku pjesëmarrësit do të mësojnë mbi mirëqenien dhe mënyrën finlandeze të të jetuarit.Programi përfshin gjithçka falas, që nga udhëtimi me avion, akomodimi në hotel, ushqimi dhe aktivitetet e ndryshme në natyrë.
Spaku, struktura e posacme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar ka nisur hetimet ndaj anëtarit të KLP-së, Olger Eminaj, i cili u përfshi në një skandal seksual, të transmetuar mbrëmjen e së hënës në emisionin “Stop” në TV Klan.Agjentët e Byrosë Kombtare të Hetimit kanë marrë materialet filmike të emisionit, përfshirë mesazhet e shkëmbyera, audiot dhe videot, që janë prova ndaj anëtarit të KLP-së. Gjithcka nisi, kur një zonjë, iu drejtua Këshillit të Lartë të Prokurorisë, për t’u ankuar për një prokurore, që kishte cështjen e saj. Ajo tha, se u gjend para një akuze për përndjekje nga ish-partneri, nga dhuna e të cilit, kishte humbur fëmijën.Në këtë fazë, denoncuesja tha, se është kontaktuar në Facebook nga Olger Eminaj, anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Pas shkëmbimit të kontakteve, komunikimi kaloi në WhatsApp. Anëtari i KLP-së Eminaj e rëndoi gjuhën ndaj zonjës, duke i dërguar edhe foto të organit seksual nga zyra dhe duke zhvilluar biseda me përmbajtje seksuale, gjatë orarit zyrtar dhe brenda ambienteve të institucionit, ku ushtron detyrën.Në disa raste janë dërguar edhe audio, apo detaje nga mbledhje zyrtare, duke ngritur dyshime, për sjellje të papërshtatshme gjatë ushtrimit të detyrës.Tani Olger Eminaj do të duhet të përballet me drejtësinë, mbrojtës i së cilës, do të duhet të ishte.




