27 vjet nga bombardimet e NATO-s kundër Serbisë, Begaj: Ndërhyrja ushtarake i solli lirinë Kosovës dhe paqen rajonit

Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj ka kujtuar këtë të martë 27 vjetorin e bombardimeve të NATO-s kundër Serbisë.

Në një postim në rrjetin social X, Begaj ka theksuar rëndësinë e këtij momenti dhe ndikimin e tij në të ardhmen e Kosovës, i cili thekson se ndërhyrja ushtarake e NATO-s solli lirinë dhe paqen në Kosovë.

“Sot shënohet 27-vjetori i ndërhyrjes ushtarake të NATO-s kundër regjimit shtypës të Millosheviqit-një fushatë që përfundoi me sukses, duke sjellë lirinë në Kosovë dhe paqen që gëzojmë në të gjithë rajonin sot. Shqipëria mbetet, sot dhe gjithmonë, thellësisht mirënjohëse ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe…@NATO aleatë”, shkruan Begaj në rrjetin X.

Të Fundit