“Si paguaj fare” i vjen fatura e dritave 2 milionë lekë, dyshimet e OSHEE acarojnë keq qytetaren!

Flutura Muça, administratore e një furre buke në Paskuqan, iu drejtua emisionit “Stop” për të denoncuar faturimin e padrejtë të energjisë elektrike. Ajo shprehet, se prej gjashtë vitesh ushtron aktivitet vetëm në prodhimin e bukës, por që nga muaji qershor, i janë faturuar tarifa pothuajse dyfish më të larta. Sipas saj, furrat e bukës duhet të tarifohen rreth 7.6 lekë për kilovat, ndërsa faturat e saj kanë arritur mbi 2 milionë lekë.Muça tregon, se ka bërë ankesë që në shtator dhe ka refuzuar të paguajë faturat e rritura, duke këmbëngulur, se nuk ka asnjë aktivitet tjetër përveç furrës. Pas verifikimeve, drejtori për mediat në OSHEE, Ardian Kola, konfirmoi, se bëhet fjalë vetëm për një furrë buke dhe se tarifimi duhet të jetë sipas kategorisë përkatëse. Ai garantoi, se rasti do të korrigjohet dhe se faturimi do të rregullohet brenda muajit prill.

Të Fundit