Eurostat: Bien ndjeshëm kërkesat për azil, shqiptarët zgjedhin punësimin ligjor

Kërkesat për azil nga shqiptarët kanë rënë ndjeshëm gjatë vitit 2025, por largimet nga vendi vijojnë me ritme të larta, kryesisht përmes lejeve të punës.

Sipas të dhënave të Eurostat, lejet e punës për shtetasit shqiptarë tejkalojnë katër herë aplikimet për azil. Në vitin 2025, shumë më tepër shqiptarë po largohen drejt vendeve të Bashkimit Europian për punësim të ligjshëm dhe qëndrime të bazuara në kontrata pune, sesa për të kërkuar mbrojtje ndërkombëtare.

Ndërsa kërkesat për azil ranë me rreth 28 % në vitin 2025, lejet e punës janë rritur ndjeshëm në vitet e fundit. Statistikat e Eurostat tregojnë se në periudhën 2022–2024 çdo vit janë dhënë rreth 20 000 leje pune për shqiptarë në vendet e BE-së, krahasuar me vetëm 3–4 000 në dekadën e kaluar.

Kjo rritje reflekton edhe nevojat e tregut të punës së vendeve pritëse, ku Italia, Greqia dhe Gjermania marrin pjesën më të madhe të autorizimeve për punësim, duke u bërë destinacionet më të preferuara për punëtorët shqiptarë. Përballë uljes së kërkesave për azil, ky trend tregon një zhvendosje të qartë nga migrimi nën statusin e mbrojtjes drejt migrimit të rregullt për punësim.

Të Fundit