Detaje nga aksidenti me vdekje në Tiranë/ E ndjera u pengua, shoferi mbetet në burg

Shoferi i autobotit, Arjan Bilani i cili u përfshi në aksidentin e një ditë më parë ku viktimë mbeti një 72-vjeçare është arrestuar nga policia.

Nga kqyrja e kamerave të sigurisë ka rezultuar se viktima Athina Bushi është penguar dhe më pas është përplasur në gomën e pasme të autobotit.

Bushi ndërroi jetë në vendngjarje. Aksidenti fatal ndodhi paraditen e së martës rreth orës 10:30 minuta në bulverdin “Gjergj Fishta”, pranë Gjykatës së Tiranës.

Të Fundit