Një 61-vjeçar është proceduar penalisht nga policia e Pukës. Procedimi i tij mësohet se ka ardhur pasi 61-vjeçari ka kanosur me sëpatë djalin dhe bashkëshorten e tij. Ai gjithashtu ka shkatërruar pajisjet elektroshtëpiake dhe orenditë në banesën e tyre.
Sipas njoftimit, 61-vjeçari ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër për t’u trajtuar nga mjeku neuropsikiatër, pasi ka probleme të shëndetit mendor.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pukë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
T. Gj., 61 vjeç, banues në fshatin Koderbojë, pasi kanë bërë kallëzim bashkëshortja dhe djali i tij se 61-vjeçari i ka kanosur me jetë me anë të një sëpate dhe më pas ka shkatërruar pajisjet elektroshtëpiake dhe orenditë në banesën e tyre. Shtetasi T. Gj. u shoqërua në Spitalin Rajonal Shkodër për t’u trajtuar nga mjeku neuropsikiatër, pasi është i pajisur edhe me epikrizë për probleme të shëndetit mendor dhe nga diabeti”, njofton policia.




