Emrat/ Presidenti Begaj dekreton ambasadorët e Shqipërisë në Katar dhe NATO

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka dekretuar emërimin e Jeta Krekës në detyrën e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës se Shqipërisë në Shtetin e Katarit, rezident.

Po ashtu ka dekretuar dhe ish-deputetin e PS-së, Bardhyl Kollçaku në detyrën e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës se Shqipërisë në NATO, rezident.

DEKRETET

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, me Dekret nr. 138, datë 12.3.2026, dekretoi sot emërimin e znj. Jeta Kreka në detyrën e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës se Shqipërisë në Shtetin e Katarit, rezident.

Presidenti i Republikës Sh.T.Z. Bajram Begaj, me Dekret nr. 139, datë 12.3.2026, dekretoi sot emërimin e z. Bardhyl Kollçaku në detyrën e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës se Shqipërisë në NATO, rezident.

Të Fundit