U kap duke transportuar 5 emigrantë, arrestohet 23-vjeçari në Gjirokastër

 

Një 23-vjeçar është vënë në pranga nga policia në Gjirokastër. Arrestimi i të riut ka ardhur pasi ai u kap duke transportuar me automjet në vendin e quajtur “Ura e Glinës” 5 emigrantë drejt Tiranës.  Policia ka sekuestruar automjetin dhe celularin e të arrestuarit.

“DVKM Gjirokastër/Finalizohet operacioni i koduar “Tranzit”.  U kap në vendin e quajtur “Ura e Glinës”, duke transportuar me automjet, drejt Tiranës, 5 emigrantë që synonin të kalonin ilegalisht, kufijtë, arrestohet 23-vjeçari.

Sekuestrohen automjeti dhe celulari i të arrestuarit. Në vijim të kontrolleve dhe hetimeve, të kryera me objektiv parandalimin dhe goditjen e rasteve të transportimit kundrejt pagesave, të emigrantëve nga vendet MENA, që synojnë të kalojnë në shtetet e BE-së, në kundërshtim me ligjin, specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Gjirokastër, në bashkëpunim me shërbimet e Stacionit të Policisë së Kufirit të Gjelbër, Kakavije, finalizuan operacionin e koduar “Tranzit”.

Gjatë operacionit, u arrestua shtetasi F. D., 23 vjeç, banues në Durrës.  Ai u kap në flagrancë, në vendin e quajtur “Ura e Glinës”, duke transportuar me automjet tip “Volkswagen”, 5 emigrantë. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Gjirokastrës, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

 

Të Fundit