Apeli i GJKKO lë në fuqi pezullimin nga detyra për Belinda Ballukun

Apeli i Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka lënë në fuqi masën e sigurisë “pezullim nga detyra” për Belinda Balluku.
Ankimi u shqyrtua nga gjyqtarja Miliana Muça, e cila vendosi të lërë në fuqi vendimin e mëparshëm për pezullimin nga detyra. Më herët, ajo nuk ishte shprehur për këtë çështje, pasi dosja ishte në shqyrtim në Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë.
Pas përfundimit të seancës, avokati i Ballukut, Ardian Kalia, deklaroi se sipas mbrojtjes kjo seancë nuk duhej të zhvillohej, pasi objekti i saj kishte rënë.
“Nuk duhej që kjo seancë të bëhej, nuk kishte objekt. Ka rënë objekti, pasi tashmë ekziston një dekret për shkarkimin e saj nga detyra”, u shpreh Kalia.
Prokurori i SPAK mësohet se ka deklaruar në seancen me dyer të mbyllura se qëndron fakti që znj.Balluku është shkarkuar, por duhet të lihet formalisht në fuqi vendimi i shkallës së parë.

Të Fundit