Kryeministri Edi Rama, ashtu siç e kishte paralajmëruar më parë me anë të një statusi në rrjetin social X, ka konfirmuar se në mbledhjen e grupit parlamentar të kësaj të hëne deputetët e Partisë Socialiste do të diskutojnë për qëndrimin ndaj kërkesës së SPAK për kufizimin e lirisë së Belinda Balluku.
“Sot në 10:00 do të jemi LIVE në Grupin Parlamentar për marrjen e qëndrimit ndaj kërkesës së prokurorit për kufizimin e lirisë së Belinda Ballukut”, shkruan Rama.
Në mbledhjen e Grupit Parlamentar pritet të lexohet raporti i PS ndërsa Rama do të mbajë një fjalim.
Raporti i PS dhe i PD për Ballukun do të kalohet për votim më 12 mars në parlament.




