Policia e Tiranës ka arrestuar një 28-vjeçar për zjarrvënie të qëllimshme. Në pranga u vu shtetasi me inicialet L. H, banues në Tiranë.
“Menjëherë pas njoftimit se rreth orës 02:00, të datës 06.03.2026, në rrugën “Theodhori Bej”, ishte djegur automjeti tip “Peugeot” në pronësi te shtetases M. T., 26 vjeçe, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 organizuan punën për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, autorin/ët e rastit, si dhe për të zbardhur rrethanat.
Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe operacionale, të kryera në kuadër të operacionit “Fire Trail”, u identifikua dhe u arrestua autori i dyshuar i rastit, shtetasi L. H., 28 vjeç, banues në Tiranë, i cili dyshohet se e ka kryer këtë krim, për motive të dobëta, për shkak të një konflikt të mëparshëm me një familjar të saj.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime te mëtejshme.



