Tensionet në Lindjen e Mesme, Macron i prerë: Franca nuk hyn në luftë

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka deklaruar se Franca “nuk po zhvillon luftë” në Lindjen e Mesme dhe nuk do të përfshihet në konfliktin e vazhdueshëm në rajon.

“E kuptoj shumë mirë dhe e dëgjoj shqetësimin tuaj, por doja të isha shumë i qartë. Franca nuk është pjesë e kësaj lufte. Ne nuk jemi në luftë dhe nuk do të përfshihemi në këtë luftë,” tha Macron.

Ai theksoi se veprimet e Parisit në rajon janë të përqendruara në mbrojtjen e qytetarëve dhe aleatëve të saj dhe jo në pjesëmarrjen në konflikt.

“Franca nuk po zhvillon luftë në rajon. Ajo po mbron burrat dhe gratë franceze, aleatët e saj dhe qëndron me Libanin,” shtoi presidenti francez.

Të Fundit