“Në sofrën e Hënës”, Rama promovon librin e ri: U nxita nga disa miq myslimanë

Kryeministri i vendit, Edi Rama, këtë të enjten ka promovuar librin e tij më të ri “Në sofrën e hënës”.

Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë u shpreh se shtysa e tij për të shkruar këtë libër u nxit nga miq e tij myslimanë. Sakaq, ai tha se mbrëmjet dhe sofra e iftarit shkon përtej atyre që agjërojnë.

“Ky libër është një përmbledhje e mbrëmjeve të iftarit të cilat kam pasur kënaqësinë dhe privilegjin t’i organizoj në funksionin që kam, duke çelur një traditë për sa i përket iftarit tim, që është dhe shkon përtej sofrës së atyre që agjërojnë.

Sofra e iftarit është përtej agjëruesve dhe është në një farë mënyre një moment i bukur për të bashkuar njerëz që vijnë jo vetëm nga rrugë të ndryshme të jetës, por edhe nga besime të ndryshme.

Ka qenë shtysa e disa miqve myslimanë që agjërojnë që t’i përmbledhja këto fjalë në këtë libër. Sot desha që prezantimin ta bënim në mënyrë modeste. Libri ishte gati për Panairin e Librit, por nuk ia dhashë dritën jeshile, sepse do të tërhiqte vëmendjen pa meritë për të gjithë ata autorë të tjerë që e kanë Panairin një moment të rëndësishëm.

Kam shumë respekt dhe jam shumë mirënjohës për ata miq që kam rreth e rrotull që e praktikojnë këtë fe. Jam i mirënjohës kësaj experiencë të iftarit që më ka pasuruar, me thënë të drejtën, që përtej sloganit të bashkëjetesës fetare, qëndron një thesar kulturash që vijnë nga feja dhe meritojnë kujdes, respekt dhe admirim. E meritojnë që ta shikojnë fenë përtej paragjykimeve dhe stereotipeve. Është kënaqësi dhe jam ndjerë i përkëdhelur nga fati që ma ka dhënë këtë mundësi”, u shpre Rama.

Të Fundit