Blendis Tufa denoncon një aksident, të ndodhur para 6 vitesh në Bulevardin “Zogu i Parë” në Tiranë, ku si pasojë humbi këmbën. Sipas dëshmisë së tij, ndërsa po lëvizte me motor për të shkuar në punë, një mjet teknik, tip pirun, i bllokoi rrugën dhe i goditi këmbën, duke i shkaktuar dëmtime të rënda, që më pas, çuan në humbjen e këmbës.Drejtuesi i mjetit teknik u la i lirë pas 72 orësh. Çështja u hetua fillimisht nga prokurori Avni Kraja, i cili vendosi pushimin e saj, pavarësisht se sipas denoncuesit, aktet tregonin përgjegjësi të drejtuesit të mjetit. Gjykata e ktheu dosjen për plotësim hetimesh, por prokurori e apeloi vendimin.Prej asaj kohe, çështja ka mbetur pezull dhe, sipas informacioneve, ndodhet në Apelin e Tiranës, në pritje të një vendimi, për t’u rikthyer për hetim në Prokurori. Ndërkohë, prej 6 vitesh, familjari i dëmtuar pret drejtësi për aksidentin, që i ndryshoi jetën.
Gjatë një deklarate mbrëmjen e djeshme në Durrës, Sali Berisha iu rikthye një episodi të vitit 2004, kur kishte kritikuar gjendjen e rrugëve të Tiranës dhe Koco Kokëdhimën për cilësinë e rrugëve. Berisha tha, se Kokëdhima kishte pretenduar, se cilësia do të ishte e tillë, përsa kohë atij i merrnin 30% të parave në formë gjobe, për t’i dhënë punën.
Rushit Myrtollari, banor i fshatit Porodinë në Korçë, ankohet, pasi shtëpia e tij e vjetër nuk po legalizohet, ndërsa objekti i ri i ndërtuar në vitin 2013, është pajisur me leje legalizimi. Sipas tij, matjet për të dy objektet janë kryer në vitin 2024, por për ndërtesën e vjetër, i është thënë, se nuk rezulton në sistem.Në një përgjigje të vitit 2021 nga Drejtoria e Kadastrës Korçë thuhet, se qytetari nuk disponon dokument ligjor pronësie për objektin e vjetër dhe parcelën përkatëse. Gjithashtu, për fshatin Porodinë nuk rezulton “lista 001” e trojeve dhe shtëpive, çka ka bllokuar vijimin e procedurës.Pas interesimit, në Kadastër u sqarua, se për shkak se fshati nuk është konfirmuar më herët nga ish-komuna, nuk mund të ndiqet procedura standarde e listës së trojeve. Institucioni pritet të marrë një vendim për të vijuar me legalizimin sipas VKM-së përkatëse, ndërsa qytetarit i është komunikuar, se duhet të presë.




