Një ndërprerje e energjisë elektrike është regjistruar mbrëmjen e djeshme në xhaminë Dine Hoxha në rrugën e Kavajës. Lajmin e ka konfirmuar vetë hoxha i xhamisë, Ahmed Kalaja.
Në postimin e bërë në rrjetet sociale, Kalaja shkruan se ky është një turp, që në viti 2026 në mes të Tiranës në Ramazan mbi njëmijë besimtarëve iu fiken dritat.
“Turp viti 2026 në mes të Tiranës në Ramazan mbi njëmijë besimtarëve t’ju heqësh dritat!…”, shkruan Ahmed Kalaja.





