U hap rruga provizore Librazhd-Prrenjas, kreu i ARRSH Ami Kozeli ka deklaruar se ky segment rrugor është i sigurt për të gjitha mjetet.
Në një prononcim për mediat, Kozeli tha se janë kryer të gjitha testet e nevojshme, laboratorike dhe me mjete të rënda.
“Është bërë testimi dhe me mjete laboratorike dhe me mjete e rënda. Nuk ka asnjë lloj cedimi apo shfaqje që të na shqetësojë. Hapet në kohën më të shpejtë të mundshme dhe falenderoj të gjithë personat e angazhuar”, tha Kozeli.
Rruga provizore Librazhd-Prrenjas u hap në orën 12:00, pas gati dy javësh bllokim.



