Ka përfunduar pas 30 minutash mbledhja e Kryesisë së PS-së në selinë e kësaj force politike.
Mësohet se kryeministri Edi Rama u la porosi Kryesisë që të mbledhin strukturat dhe të zhvillojnë sa më shumë takime në terren.
Gjithashtu u ka kërkuar të jenë vigjilentë për rritjen e çmimeve që mund të vijnë për shkak të konfliktit në Lindjen e Mesme.
Burime nga PS e cilësuan mbledhjen rutinë, ndërsa u shprehën se është ende herët për të caktuar një datë për Asamblenë e ardhshme të Partisë Socialiste.
Të pranishme në mbledhje ishin edhe Belinda Balluku dhe Elisa Spiropali, të cilat u shkarkuan nga Rama disa ditë më parë nga postet që mbanin.
Ditën e djeshme, kryeministri i dorëzoi kreut të shtetit, Bajram Begaj, ndryshimet e fundit në qeveri.
Ndryshimet në qeveri
Albana Koçiu – Zv.kryeministre (largohet Belinda Balluku)
Besfort Lamallari – Ministër i Brendshëm (largohet Albana Koçiu)
Ferit Hoxha – Ministër i Jashtëm (largohet Elisa Spiropali)
Enea Karakaçi – Ministër i Infrastrukturës (largohet Belinda Balluku)
Erjona Ismaili – Ministre për Marrëdhëniet me Parlamentin (largohet Toni Gogu)
Toni Gogu – Ministër i Drejtësisë (largohet Besfort Lamallari)
Ermal Nufi – Ministër i Mbrojtjes (largohet Pirro Vengu)




