Ditën e sotme, 3 mars, është zhvilluar një tryezë për të diskutuar mbi projektligjin për financimin e partive politike. Bashkëkryetari i Komisionit të Posaçëm të Reformës Zgjedhore, Oerd Bylykbashi, u shpreh se është e rëndësishme që në ligjin e ri të vihet theksi te transparenca.
“Kjo është jo vetëm kërkesë kushtetuese, jo vetëm kërkesë e BE-së, por ndajmë të gjithë një mendim që partitë të funksionojnë në mënyrë demokratike dhe duke shmangur korrupsioni, por edhe influencat kriminale, apo të faktorëve të tretë të huaj që kanë synim të hyjnë në Shqipëri”, tha ai.
“Ajo duhet të jetë e mjaftueshme dhe e shëndoshë që partitë të funksionojnë në mënyrë demokratike brenda tyre dhe brenda sistemit parlamentar”, u shpreh ai.
Deputeti demokrat theksoi se në ligjin e ri duhet të ketë një balancë mes transparencës, pluralizmit dhe demokracisë në parlament dhe jashtë tij.
Bylykbashi theksoi se ligji duhet të jetë sa më gjithëpërfshirës për interesat e partive, të mëdha apo të reja, brenda ose jashtë parlamentit dhe njëkohësisht të jetë në interes të publikut.




