Ndez dritat e zyres ne 1:00 te nates, gazetarja e Stop kap mat noterin ne kerkim

Javën e parë të muajit shkurt transmetuam një denoncim për noterin Behar Leka, i cili prej majit 2025 ndodhet në drejtim të paditur, duke lënë të pezulluara aktet noteriale. Denoncuesi Luan Mukja tha, se pas vdekjes së babait në vitin 2022, iu drejtua noterit Behar Leka, për çeljen e testamentit, të lënë rreth 10 vite më parë.Sipas Mukjas, arkiva e noterit pritej t’i kalonte noterit Fjorel Çomo, me urdhër të Ministrisë së Drejtësisë, por ky i fundit nuk kishte marrë asnjë dokument. Ndërkohë, Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë u shpreh në favor të noterit Behar Leka që në tetor 2025, por vendimi nuk u zbardh, duke penguar rifillimin e aktivitetit noterial. Përfaqësuesi ligjor i noterit, Aldi Kaçi, tha, se do të kërkojë përshpejtimin dhe zbardhjen e vendimit. Pas disa ditësh vendimi është zbardhur. Ne biem në gjurmët e noterit Leka, përmes të të vëllait, dhe ai thotë, se do t’i kërkojë Ministrisë së Drejtësisë kalimin e arkivës së tij tek një noter tjetër. Kjo, pasi cështja u zgjat, për shkak të apelimit të Ministrisë.

Të Fundit