“Ai do t’i blejë unë makinë” merr makinën zvarrë me kamion…denoncohet para gjithë Shqipërisë!

Në emisionin Stop të sotëm trajtojmë ankesën e Eduart Sharkës nga Lushnja, i cili tregoi, se më 8 shkurt 2026, rreth orës 22:30, automjeti i tij u përplas nga një furgon, që drejtohej nga Artan Pepa. Sipas tij, pas aksidentit palët ranë dakord ta zgjidhnin çështjen me mirëkuptim, pa përfshirë policinë, pasi drejtuesi i furgonit premtoi, se do t’i rregullonte dëmet. Megjithatë, edhe pas dy javësh, makina nuk ishte rregulluar dhe komunikimi mes tyre kishte ngecur.

Për këtë arsye, Eduarti e kallëzoi rastin në Komisariatin e Policisë në Lushnjë, duke paraqitur edhe një deklaratë, se do të tërhiqej nga ankesa, nëse arrihej një marrëveshje. Rasti u referua më tej në Drejtorinë Rajonale Fier dhe në Prokurori.

Pas ndërhyrjes së gazetarëve të “Stop”, u arrit komunikimi me Artan Pepën, i cili shprehu pakënaqësitë e tij për situatën, por në fund palët ranë dakord për zgjidhje. Automjeti i dëmtuar u mor me karrotrec, për t’u riparuar dhe ankuesi u tërhoq nga kallëzimi, duke e mbyllur çështjen me marrëveshje.

Të Fundit