Policia e Tiranës këtë të shtunë ka arrestuar një 38-vjeçare, pasi në dyqanin e saj shiste veshje të dyshuara kontrabandë me logo false dhe nuk lëshoheshin fatura shitjeje.
Në kuadër të operacionit të koduar “Etiketa 1”, në pranga ka rënë administratorja, shtetasja E. N., 38 vjeçe, banuese në Babrru. Sipas raportimeve nga policia, gjatë kontrolleve në këtë subjekt u gjetën veshje të ndryshme me logo të markave ndërkombëtare, të dyshuara si false, me vlerë rreth 40 000 euro, pa fatura mbi origjinën e tyre.
“Sekuestrohen nga dyqani veshje me logo të markave të shtrenjta, me vlerë rreth 40 000 euro. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, në vijim të kontrolleve dhe verifikimeve, me qëllim konstatimin e subjekteve që zhvillojnë aktivitetin e tyre në informalitet, duke shmangur detyrimet tatimore, finalizuan operacionin e koduar ‘Etiketa 1’, gjatë të cilit u zbulua një dyqan në rrugën ‘Demokracia’, Babrruthuhet”, thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.



