Tentoi t’i përdhunonte të bijën, dëshmia e nënës: E gjeta të zhveshur sipër vajzës! Ajo bërtiste, e godita Markun me tigan!

64-vjeçari shqiptar, Mark Preçi i akuzuar për tentativë përdhunimi ndaj një 25-vjeçareje me aftësi të kufizuara pritet të dalë përpara Autoriteteve Gjyqësore për t’u marrë në pyetje dhe për të dhënë shpjegime.

Akti ndaj vajzës, e cila përballet me probleme serioze shëndetësore, është regjistruar nga kamerat e sigurisë, si edhe është denoncuar nga nëna e saj, e cila u përshkroi efektivëve të policisë gjithçka që pa me sytë e saj brenda shtëpisë, më 21 shkurt.

Mediat greke kanë publikuar dëshminë e saj, ku nëna thekson fillimisht se vajzat e saj binjake kanë një shkallë të lartë paaftësie, që tejkalon 95%. Që prej vitit 2016, ato jetojnë në një apartament gjysmë nëntokë, ndërsa ajo i është përkushtuar plotësisht kujdesit për to.

Lidhur me të akuzuarin, nëna deklaron se e njeh që prej vitit 2007, përmes të njohurve të përbashkët. Ajo thekson se nuk kishte lidhje më të, por vetëm e njihte dhe se ai prej një viti e ndihmonte me pazaret.

“Që nga viti 2007 njoh, përmes të njohurve të përbashkët, një shtetas shqiptar që e njoh me emrin Mark Preçi. Nuk shoqërohem me të, nuk kam marrëdhënie miqësore apo të tjera dhe zakonisht vetëm përshëndeteshim me një ‘tungjatjeta’. Prej rreth një viti e gjysmë, ai vjen çdo ditë në shtëpinë time për të më sjellë ushqim që vjen nga Kisha e Shenjtë e Agia Zoni, e cila ndodhet në lagjen time”, tregon ajo.

Ditën e ngjarjes, nëna kishte shkuar në farmacinë e lagjes, pasi njërës prej vajzave i ishin thyer syzet. Kur u kthye në shtëpi, pas rreth njëzet minutash, u përball me të akuzuarin brenda në sallon, të cilin e kishte gjetur gjysmë të zhveshur sipër njërës prej vajzave.

“Erdha në shtëpi dhe pashë Markun me pantallonat ulur dhe të shtrirë sipër njërës prej vajzave të mia që bërtiste, e cila ishte shtrirë në divan. Fillova të bërtisja dhe pashë Markun me organet gjenitale të zbuluara. Në divanin përballë ishte vajza ime tjetër që po ngrinte nga të ftohtit. Shkova menjëherë tek ai duke bërtitur dhe Marku hyri në banjo. Nga acarimi im e godita me tigan, pastaj rrëshqita dhe ai filloi të më godiste me shqelma në stomak, më mallkoi duke më thënë “më hëngre paratë” dhe doli nga dera kryesore e apartamentit”, tregon ajo.

Nëna u përshkroi autoriteteve se burri në fjalë kishte çelësin e derës së ndërtesës së apartamenteve, ndërsa ajo e kishte lënë derën hapur kur shkoi në farmaci. Megjithatë, kur u kthye, hasi një pengesë: “Dera e apartamentit ishte e mbyllur dhe unë e hapa pasi futa çelësin tim në derë dhe e hapa bravën duke shtyrë një objekt të panjohur që ishte në bravë.”

Autoritetet dyshojnë se autori i krimit kishte një çelës rezervë.

AKUZAT NGA VAJZA BIOLOGJIKE

Në të njëjtën kohë, vajza biologjike e 64-vjeçarit Mark Preçi pretendon se babai i saj e përdhunoi në moshën shtatë vjeç. Duke folur për MEGA, vajza zbuloi se 64-vjeçari e përdhunoi kur ishte vetëm shtatë vjeç në shtëpinë e tyre në Shqipëri.

“Kur isha shtatë vjeçe, babai im më përdhunoi një herë në Shqipëri, kur të gjithë mungonin nga shtëpia. Nuk e denoncova kurrë, sepse kisha frikë. Sot nuk kam asnjë marrëdhënie me këtë njeri, jemi zënë shumë keq”, deklaron ajo fillimisht.

“Ia përmenda para disa kohësh gjatë një sherri se më kishte abuzuar seksualisht dhe ai u përpoq të më nxirrte të çmendur, duke thënë se nuk di çfarë flas dhe se i kam sajuar nga mendja”, ka deklaruar ajo për mediat greke.

Sipas raportimeve, e reja e mbajti për vite me radhë si një sekret të errët makthin që, siç thotë, përjetoi në duart e babait të saj. Kur vendosi ta denonconte, pothuajse e gjithë familja dhe rrethi i afërt i kthyen shpinën.

“Doja ta denoncoja, por më thanë se kishin kaluar shumë vite dhe se nuk do të çonte askund, pasi nuk mund ta provoja tani. Nëna ime e dinte çfarë kishte bërë dhe nuk bëri asgjë për këtë. Nuk dua asnjë kontakt me asnjërin prej tyre. Ajo që më lëndoi më shumë ishte kur ua tregova vëllezërve dhe motrave të mi… Edhe ata mbajtën anën e tyre dhe që atëherë kam ndërprerë çdo kontakt me ta”, ka treguar ajo.

Të Fundit