Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Korçë, si rezultat i hetimeve të kryera për një periudhë 4-mujore, kanë vënë në pranga Kristi Joga 47 vjeç, banues në Korçë, për veprat penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë” dhe “Mashtrimi”.
Nga hetimet dyshohet se Kristi Joga për një periudhë rreth 3-vjeçare, nëpërmjet shantazhit për publikimin e bisedave dhe fotove intime, ka përfituar rreth 4000 euro, nga një shtetas grek. Gjithashtu, Kristi Joga dyshohet se me të njejtin mekanizëm, ka përfituar edhe nga shtetas të tjerë grekë, shuma të konsiderueshme parash, që variojnë nga 30 000 – 40 000 euro.
Lidhur me arrestimin e bërë ditën e sotme të Kristi Joga i cili i mori 4000 euro një shtetasi grek duke e shantazhuar për 3 vjet, 47 vjeçari kishte hapur një profil fallco prej 2 vitesh.
Fillimisht, u dërgonte foto burrave të martuar nga Greqia duke pretenduar se është femër. Pas disa bisedave konfidenciale, ai i fotografonte e me pas i shantazhonte duke u kërkuar deri në 4000 euro.
Ka qenë denoncimi i para 4 muajve i një shtetasi grek pranë drejtorisë rajonale të policisë së Korçës dhe prokurorisë së rrethit që ka lëvizur grupin e hetimit, të cilët nëpërmjet IP kanë mundur të lokalizojnë Kristi Jogën e më pas të faktojnë shantazhet e tij.
Gjatë hetimeve, janë zbuluar edhe persona të tjerë të cilin kanë rënë pre e 47 vjeçarit nga qyteti i Korçës




