Ka nisur këtë të mërkurë protesta përpara Ministrisë së Brendshme në lidhje me vendimin për bllokimin e skuterave elektrikë.
Një numër qytetarësh të rinj janë mbledhur tek ish-Teatri Kombëtar, përpara Ministrisë, teksa shihen disa skuterë elektrikë të vendosur.
Qytetarët kërkojnë kthimin e monopatinave pasi një pjesë e tyre vijon të jetë në komisariat dhe ende nuk janë kthyer. Sipas udhëzimeve nga ana e Ministrisë duhej të kalonte një afat 30 ditor dhe më pas drejtuesi i monopatinës duhet të paraqiste faturën ku e kanë blerë mjetin.
“Unë jam përdoruese e monopatinave prej 5 vitesh. Jam ndjerë komode, kam kursyer para dhe kohë. Unë kam dalë me monopatinë edhe pas deklaratës së zonjës minsitre pasi nuk kam shkelur një ligj”.




