Në Vlorë, Françesko Jonuzaj, pronar i një shoqërie transporti autobusësh ndërqytetas, denoncon, se biznesi i tij po falimenton, pasi disa taksi po kryejnë udhëtime ndërqytetase në mënyrë abuzive, jashtë licencës, që kanë.Qytetarët tregojnë, se drejtues të taksive, u ofrojnë udhëtarëve çmime të njëjta, ose më të larta se autobusi, duke marrë klientët e linjave ndërqytetase dhe duke prishur aktivitetin normal të transportit publik. Për shembull, bileta deri në zonën e 21 dhjetorit në Tiranë, kushtonte 10 mijë lekë.Drejtuesit e autobusëve tregojnë, se numri i pasagjerëve është shumë i ulët për shkak të këtyre praktikave, duke deklaruar, se disa janë të detyruar të mbyllin aktivitetin, për shkak të konkurencës së pandershme nga taksitë. Françesko Jonuzaj shton, se autobusët janë zhvendosur më larg vendqëndrimit, duke e bërë më të vështirë shërbimin për qytetarët.Refije Muça, shefe e qarkullimit në Vlorë, konfirmon, se çështja është vënë në vëmendje dhe premton masa ndëshkuese për abuzuesit. Kristaq Jorgaqi, drejtor i Infrastrukturës, shprehet, se do të ndërmerren veprimet e nevojshme në bashkëpunim me policinë për të zgjidhur këtë problem.




