Projekti i Ujësjellësi i Tragjasit, i iniciuar nga Bashkia Himarë dhe paraqitur pranë Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës-Kanalizimeve, synon furnizimin me ujë të pijshëm të zonës strategjike të turizmit në Dhërmi, ku parashikohet, që brenda 25 viteve popullsia të arrijë deri në 60 mijë banorë.Sipas inxhinierit hidroteknik Kujtim Muço, projekti bazohet në nevoja afatgjata zhvillimi. Ndërsa inxhinieri hidrogjeolog Arianit Gelaj thekson, se burimi i Tragjasit ka kapacitete të mjaftueshme. Projekti kërkon 290 litra/sekondë, ndërkohë që prurjet minimale, sipas të dhënave të Shërbimit Gjeologjik Shqiptar, janë 497 litra/sekondë, duke arritur deri në 700 litra/sekondë në kushte normale.Projekti është mbështetur edhe nga Kryeministri Edi Rama, i cili ka deklaruar, se përveç furnizimit të zonës turistike, ai do të përmirësojë rrjetin e ujit edhe në Tragjas dhe Radhimë. Sipas autoriteteve, investimi nuk dëmton burimin dhe konsiderohet thelbësor për zhvillimin e qëndrueshëm të zonës.Vetë banorët thonë, se e kanë të zgjidhur cështjen e ujit të pijshëm, pasi në 80 përqind të rasteve ata kanë puse në shtëpi.



