Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare, Presidenti Begaj: Ta përcjellim brez pas brezi dhe ta flasim bukur gjuhën tonë

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, përcolli një mesazh të veçantë për shqiptarët, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes dhe përcjelljes së gjuhës shqipe brez pas brezi.

Presidenti publikoi një video-mesazh ku nxënës të shkollës 9-vjeçare “Selim Alliu” në Peshkopi interpretuan poezinë “Gjuha shqype” të Gjergj Fishta. Kjo shkollë është fituesja aktuale e konkursit kombëtar të gjuhës shqipe.

“Krenar për gjuhën tonë amtare shqipe. Ta duam, ta ruajmë, ta përcjellim brez pas brezi dhe ta flasim bukur gjuhën tonë amtare,”- shprehet Presidenti i Republikës.

Të Fundit