Flet dëshmimtari i vrasjes së 31-vjeçarit në Tiranë: Autori bashkë me një vajzë, e ndoqën me thikë

Detaje të reja janë zbuluar nga vrasja e 31-vjeçarit Egli Pashollari, ngjarje e ndodhur ditën e sotme në zonën e ish-Parkut në kryeqytet

Sipas një dëshmitari okular në vendngjarje, viktima fillimisht ka komunikuar me një person që lëvizte me automjet. Më pas, ky i fundit ka zbritur nga makina dhe e ka ndjekur me vrap për disa metra.

Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se, sapo Egli Pashollari është sulmuar nga tre persona, dy djem dhe një vajzë. Gjatë përleshjes fizike, njëri prej djemve dyshohet se e ka goditur të paktën një herë me thikë në kurriz.

31-vjeçarit i është dhënë ndihma e parë pranë një lokali në zonë. Më pas, disa persona të tjerë të pranishëm në vendngjarje e kanë transportuar me automjetin e tij drejt spitalit, por fatkeqësisht ai ka humbur jetën gjatë rrugës.

Të Fundit