Seanca e sotme plenare u shoqërua me debate të shumta mes deputetëve. Pas fjalës së Zegjinesë, Jozefina Topalli tha se nuk e imagjinonte dot se PS nga përfaqësues si Fatos Nano, Dritëro Agolli e Namik Dokle do të përfundonte në parafolësit, duke iu drejtuar Caushit.
Kjo e fundit iu përgjigj duke i thënë se Topalli duhet “t’ia dijë për nder doktorin që ndodhet në parlament se pse Luli e nxori për zhelesh”.
“Zoti kryetar i parlamentit, kur kam hyrë për herë të parë në parlament PS, përfaqësohej nga Fatos Nano, Dritëro Agolli, Namik Dokle e të tjerë. Që të përfundojë PS në parafolësit nuk e kisha imagjinuar.
Keqpërdorimi që i bëni deputetëve për të firmosur ndryshime në ligje që ju i keni futu sot në rëndin e ditës, i keni në kalendar dhe në program është gjëja më e rëndë që mund të realizohet nga një kryeministër”, u shpreh Topalli.
“E dashur Jozefin duhet t’ia dish për nder doktorit se Luli të kapi prej zhelesh dhe të nxori jashtë. S’jemi në epokën tënde kur të kapje prej zhelesh dhe të qisje jashtë”, u përgjigj Caushi.
Pas ironisë së Jozefina Topallit sot në Kuvend se në dorë të kujt ka rënë PS-ja, vjen reagimi nga deputetja Zegjine Çaushi. Kjo e fundit pohoi se Topalli duhet t’ia dijë për nder doktorit që e mori sërish në PD, pasi Basha e ‘nxori prej zhelesh jashtë’.
“E dashur Jozefinë, duhet t’ia dish për nder doktorit. Se Luli të kapi prej zhelesh dhe të qiti jashtë. E kuptoj se ke nostalgji për kohën tënde, ishin të arta ato. Por zonjë gjërat kanë ndryshuar tani. Jemi në epokë tjetër. Nuk jemi në epokën tënde, që të kapje prej zhelesh dhe të qisje jashtë prej atje lartë.”, tha ajo.



